AktualitetKosovaRajoniTë fundit

“E kam deklaruar mijëra herë”, Vuçiç: Nuk do e nënshkruaj kurrë njohjen e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se javë dhe muaj të vështirë janë përpara për vendin e tij, pasi qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë ai theksoi sërish se Beogradi nuk do të pajtohet me këtë, ndërsa shtoi se Serbia vazhdimisht përballet sipas tij me standarde të dyfishta dhe sjellje të pamatura.

I pyetur nëse do të nënshkruante njohjen e Kosovës, Vuçiç u përgjigj se nuk do ta bënte kurrë dhe tha se këtë e kishte thënë disa herë.

“Unë e kam thënë një mijë herë që nuk do ta bëj. Këtë e thashë në fytyrën e Scholz, Macron dhe Melonit. Të pranishëm ishin edhe Charles Michel, Borrell dhe Lajcak. E thashë para gjashtë prej tyre”, tha Vuçiç.

 

Fraksion.com