Me lot në sy, Cekja i Beratit: Shqipërisë nuk i vjen më një artist, si Zefi!
Aktori i njohur i humorit, Sejfulla Myftari mes lotësh i ka dhënë lamtumirën e fundit, Zef Dedës.
Aktori është shprehur se Zefi do të mbetet simbol i humorit shqiptar, ndërsa theksoi se mjeshtri i madh do të mbetet përherë në zemrat e shqiptarëve.
“Është humbje e madhe për humorin shqiptar, është aktor i mrekullueshëm. Shkodrës nuk i vjen më asnjë si Zef Deda dhe gjithë Shqipërisë. Simboli i humorit shqiptar, me dhimbje të madhe ngushëllime familjes, fëmijëve të tyre.
Me Zef Dedën kam kujtime të jashtëzakonshme, të mrekullueshme. Të veçantë e bënte humori i tij, personazhet e tij, shumë role të mrekullueshme, do të mbetet në mendjet dhe kujtimet e shqiptarëve sa të jetë jeta”, tha aktori i njohur.
Fraksion.com