Djemtë e Kombëtares në Podcastin e Ramës! Gjimshiti flet për mungesën e tij në ‘Euro 2016
Disa nga futbollistët e Kombëtares si kapiteni Berat Gjimshiti, mbrojtësit Elseid Hysaj e Mario Mitaj, sulmuesi Myrto Uzuni ishte pjesë e podkastit me kryeministrin Edi Rama.
Ndër të tjera Berat Gjimshti foli për mungesën e tij në Euro 2016.
‘Nuk jam unë më i vjetri është Veseli, por jam edhe unë veteran. Luaj prej 2014-ës me Kombëtaren, isha në eliminatore, por jo në Europian. Atëherë kam qenë i ri 22-vjeç, luaja në Zvicër ishte e vështirë, pasi po bëja kalimin nga Zyrih tek Atalanta dhe nuk pata ndeshje, luajta vetëm 3 ndeshje në 6 muaj. Atëherë vendosi trajneri De Biazi që nuk isha në formë dhe nuk më mori, dhe e pranova. Puna vazhdon dhe eca përpara.’- tha Gjimshiti.
Elseid Hysaj foli në lidhje me atmosferën brenda kombëtares. Hysaj tha se nëse një skuadër fiton merr vetëbesim e shtoi se ardhja e trajnerit të ri është me shumë pozitivitet e të jep siguri në vetvete.
‘Ka ndryshuar shumë sepse kam thënë gjithmonë, nëse një skuadër fiton, merr vetëbesim, merr siguri dhe kjo besoj ka qenë një ndër pikat më të forta që kemi pas në këtë Kombëtare. Edhe ardhja e trajnerit të ri është me shumë pozitivitet, të jep siguri në vetvete, të bën të besosh që ti je lojtar i fortë dhe mund të bësh më shumë sesa herët e tjera. Siç e the dhe ti, ti ke ardhur në stadium dhe ke ikur në minutë të ’70, por ne qysh në minutë të parë e kemi pasur këtë kokën duke na plasur sepse nuk po ecte mirë në ato vite që me të vërtetë besoj kanë qenë vitet më të këqija që kemi kaluar ndonjëherë, në Kombëtare dhe ne vetë. Njerëzit nuk na donin, as familjarët tanë nuk na donin në një moment. Ardhja e trajnerit të ri, pozitiviteti që na ka dhënë trajneri dhe vetëbesimi i gjithë lojtarëve, na ka bërë të rritemi dhe ne, pas Polonisë, kur luajtëm atje, të gjithë po flisnim me njëri-tjetrin që me të vërtetë mund t’ia dalim këtë vit sepse e pamë që dimë të luajmë, kemi kualitet, kemi lojtarë, po nuk qe njëri, futet tjetri që i jep një dorë dhe është ndoshta edhe më mirë sesa tjetri që ishte në fushë dhe besoj që kjo ka qenë pika më e fortë e jona që ka ndryshuar.’- tha Hysaj.
Fraksion.com