AktualitetPolitikëTë fundit

28 Nëntori, Rama: Shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme

Më 28 nëntor, në kuadër të 111-vjetorit të Ditës së Pavarësisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të zhvillohet Parada kuqezi 2023.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjete sociale pamjet 3D si do të zhvillohet parada në këtë ditë të shënuar për kombin tonë, teksa shkroi se, “ideja ka ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë”.

“Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 nëntor. Nëse moti do të ndihmojë pak, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nis në mesditë”, u shpreh Rama.

 

Fraksion.com