SPAK kërkoi përjashtimin e Ilirjana Olldashit nga ankimi i Malltezit për pasuritë, GJKKO e rrëzon
SPAK kërkoi përjashtimin e saj nga gjykimi i tre çështjeve që janë të lidhura me Sali Berishën, dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi me argumentin e konfliktit të interesit por GJKKO e rrëzoi!
Gjyqtarja Miliana Muça rrëzoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares nga shqyrtimi i kërkesës për sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezit.
Vendimi nga gjyqtarja Miljana Muça!
Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”.’- njofton GJKKO.
Fraksion.com