Rama nga Asambleja e Zgjeruar e PS në Tiranë: Fuqizim të arsimit profesional, oferta jashtë është përkeqësuar në mënyrë drastike
Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste të mbajtur këtë të premte nga Tirana vuri sërish theksin tek fuqizimi i arsimit profesional.
Rama: Një kontradiktë e madhe mes rritjes së kërkesës që vitin e ardhshëm do të jetë më e madhe, për të mos zhgënjyer ata që vijnë në Shqipëri pas gjithë kësaj zhurme dhe nevojës së operatorëve dhe sistemit të mirëpritjes për njerëzit që dinë ta bëjnë punën. Ajo që është e rëndësishme të kuptohet dhe dëgjohet nga të gjithë është se sot në industrinë e turizmit nuk është paga problemi i atij që ofrojnë shërbime, janë njerëzit. Nuk ka problem sa mund t’i jap por ta kem. Nëse ne mund të bëjmë diçka të madhe për ta mbështetur, sot ka kohë që është siç e them, ka kohë që nuk ka kompani shqiptare që nuk kanë punonjës. Ajo paga 900 euro që ne do ta ngjisim duke e shtyrë me buxhetin e shtetit në sektorin publik do të jetë një tjetër në gjithë në sektorin privat. Duke fuqizuar arsimin profesional, duke rritur vetëdijen e prindërve në radhë të parë. Shkojnë në gjimnaz me nota të ulëta dhe mund të jenë shumë të prirur për t‘u bërë sipërmarrës dhe për të nxjerrë një pagë shumë të mirë nga puna. Oferta atje (jashtë vendit) është përkeqësuar në mënyrë drastike për shkak të rritjes së kostos së jetesës, nuk mbetet gjë në fund të muajit për ata që nisen për të bërë një punë të zakonshme, nuk flas për mjekët, por për të rinjtë që marrin rrugën dhe mendojnë se atje do ia dalin më mirë.
Kreu i qeverisë thotë se në Shqipëri do të ndodhë binjakëzimi i parë me një nga shkollat më të mira profesionale zvicerane.
Rama: Kemi folur me Ministrinë e Arsimit dhe strukturat që ndërlidhen me arsimin profesional për të krijuar një ritëm rreth arsimit profesional. Shkollat e sotme të arsimit profesional janë të investuara, do vëmë në jetë binjakëzimin e parë që përfundon me një diplomë me një nga shkollat më të mira profesionale zvicerane EHL, diçka e tillë, ata erdhën bënë diagnozën e shkollës profesionale nxorën disa problematika që u zgjidhën. Duhet të investojmë në konvikte. Duhet të fuqizojmë atë që kemi nisur me Mjekësinë.
Rritja e pagës mesatare 900 euro do të arrihet para kohës së parashikuar thekson kryeministri, ndërsa shton se do të ndodhë mesin e vitit të ardhshëm.
Rama: Ka nisur të funksionojë volumi i investimeve të bëra që është shumë më i madh. Nuk mund të kërkojmë nga askush që të ndjehet i lumtur me këto që po them, por ama i sigurt po, i sigurt në raport me atë që vjen sepse inflacioni është rritur, por më pak se kudo tjetër në rajon. Shifra më domethënëse më kuptimplotë besoj që e përkthen këtë rritje dhe këtë shëndet të ekonomisë sonë në ekonominë e familjeve është rritja e pagave. Buxheti ka 400 mln euro vetëm për rritje pagash dhe mos harrojmë tjetrën që ne sot vërtet kemi një pagë minimale 400 mijë lek të vjetra por për shkak të shëndetit të ekonomisë dhe forcimit të lekut do të thotë që kemi pagë minimale 400 euro, me rritjen që do u bëjmë mjekëve të përgjithshëm, infermierët, FA, policët dhe punonjësit e administratës, do arrijmë para kohës së parashikuar, mesin e vitit të ardhshëm të kemi një pagë mesatare 900 euro. Gjithë reformat e bëra, këmbëngulja tek zbatimi i reformave, pavarësisht atyre aspekteve që nuk janë ende të plotësuara, kemi mundësinë të kemi këtë volum financimi, që është rritja e dytë brenda këtij vitit.
Fraksion.com