AktualitetTë fundit

“Më the do e provoje 1 vit drogën, u bënë tre”, zbardhen bisedat e Breçanit me të birin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, janë zbardhur edhe bisedat e Erzen Breçanit me djalin e tij Eralbin, në aplikacionin Sky Ecc, për trafik droge.

SPAK pretendon se Breçani ishte ne dijeni për aktivitetin e paligjshëm me të cilën merrej djali i tij, pasi në përgjime rezulton se më 28 shtator 2020, ai i kërkon Eralbit të heqë dorë nga droga.

Breçani i kujton djalit se kishte tre vjet që merrej me trafikun e drogës dhe i kërkon të heqë dorë, pasi në vendin tonë ishte zbuluar se Eralbi merrej me aktivitet të paligjshëm.

Ja biseda në Sky, më 8 shtator 2020:

“….kontrollova kutin se mos kan fut noj cipe kur ta marrresh ti te kspin me te…Nuk duhet me pas bes kuj ne shaipni…Mos ki bes kuj…Mos u shqiptar… Ghuj atij dhokut tan… Thuj… Po du me te than se tan kta ne shqiperi folin e thon djali erzenit ka bjen mall ka punon me drog se e njof mir bashkimin e shqiptart… Po du me than qe mos u merr me ta ma… Shqiperin mos e flliq mos e orish a si me te than asht ndryshe me ounie jash e ndryshe ktu…Bush nga meraku e kam…E duhet me te tregu kto gjana…Ke ba i premtim se nje vit do e provoj u bsn tre bush…”, thuhet në dosje.

 

Fraksion.com