AktualitetTë fundit

Malltezi kërkon heqjen e ‘arrestit të shtëpisë’, gjyqtarja Iliriana Olldashi shtyn seancën në orën 15:00

Pas rrëzimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion, gjyqtarja Iliriana Olldashi do të vazhdojë të jetë pjesë e trupës gjykuese në seancat për ish-kryeministrin dhe dhëndrin e tij.

Olldashi ka shtyrë për në orën 15:00 seancën për kërkesën e Jamarbër Malltezit për heqjen e sigurisë së masës “arrest shtëpie”.

Më herët këtë të premte,  seanca për Berishën u shty për në orën 14:00.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga çështja e Malltezit pasi Report Tv publikoi se gjyqtarja ishte në konflikt interesi.

“Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 24.11.2023, ora 10:00, mbi çështjen penale nr. 174 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 446, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023”, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 15:00”- thuhet në njoftimin e GJKKO.

 

Fraksion.com