Denaj, takim me ministrin Peci: Bashkëpunim për rritjen e shkëmbimeve tregtare
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u takua sot me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci.
Gjatë takimit të mbajtur në Tiranë, palët theksuan bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, rritjen e shkëmbimeve tregtare sidomos produkteve bujqësore e blegtorale.
“Diskutimet i përqendruam në shkëmbimin e përvojave, teknologjive moderne dhe strategjive, për të përmirësuar prodhimin bujqësor në të dy vendet dhe sigurinë ushqimore të produkteve, duke synuar të krijojmë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe në avantazh për të dy vendet në fushën e bujqësisë”, bëri të ditur ministrja Denaj.
Fraksion.com