AktualitetPolitikëTë fundit

Samiti i III i Diasporës: Rama mirëpret përfaqësuesit e trojeve shqiptare: Mirëseerdhët në Tiranë, në agim të 111-vjetorit Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama në marrjen e fjalës në Samitin e III të Diasporës u ka uruar mirëseardhjen Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe përfaqësuesve të lartë të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Preshevës në Tiranë në këtë përvjetor unik të pavarësisë së Shqipërisë.

“111 thonë se është një numër unik. Bestytnitë thonë se tri njishat bashkë një ndryshim i madhë do të ndodh. Është numri i ëngjëjve apo shifra e perfeksionit të universit, dhe pavarësisht kontekstit kur bëhen bashkë 3 njishat në kalendar apo ëndrra.

Të parët kërkonin meditim sepse ato janë sinjali i një ndryshimi rrënjësor. Me këtë ogur të mirë unë kam kënaqësinë e madhe t’ju them të gjithëve mirësevini në Tiranë, në samitin e tretë të Diasporës në agim të 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Përtej simbolikës ky takim dyditor vjen edhe me vetëdijen e plotë se me punimet e samitit që zhvillohen intensivisht jashtë këtyre seancave të mëdha plenare. Na është krijuar mundësia për krijimin e një tjetër faqe të re për Shqipërinë e shqiptarët.

Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë përtej bindjeve politike, si shqiptarë që kanë diçka për të thënë apo për të dhënë për mënyrën se si duhet t’i shfaqemi botës në të cilën jetojmë për realizimin e ambicjeve dhe objektivave të përbashkëta.

Ky samit ndodh pak ditë pasi njishat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut e çuan Shqipërinë në Evropë dhe na treguan edhe njëherë se çfarë mund të bëjmë kur bashkojmë talentet, forcat sepse së bashku asnjë objektiv sado ambicioz të jetë nuk është i paarritshëm. Asnjë ëndërr nuk është e pamundur nëse ne bëjmë të pamundurën për realizimin e saj. Nëse kanë një mësim që mund të marrin nga të gjithë ata emra që na bëjnë ne krenar që jemi shqiptarët sepse përmenden në një botë më të madhe se shqipëria. Ata ishin të zotët të kapnin ëndrrën”- tha Rama.

 

Fraksion.com