AktualitetNATO/BETë fundit

NATO dënon lëshimin e satelitit ushtarak nga Republika Popullore Demokratike e Koresë

Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg ka dënuar ashpër lëshimin e satelitit nga nga Koreja e Veriut.

Në Deklaratën e tij për lëshimin e satelitit nga Republika Popullore Demokratike e Koresë shefi i NATO-s  dënon fuqishëm lëshimin e një sateliti ushtarak nga Republika Popullore Demokratike e Koresë, e cila ka përdorur teknologjinë e raketave balistike në kundërshtim me rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ngre tensione dhe përbën një rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s i bën thirrje Koresja e Veriut, “të braktisë programet e saj bërthamore dhe raketore balistike dhe të angazhohet në diplomaci me mirëbesim.

Dhe se NATO “qëndron në solidaritet me partnerët tanë në rajon: Republikën e Koresë, Japoninë, Australinë dhe Zelandën e Re.”.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për lëshimin e satelitit nga Republika Popullore Demokratike e Koresë

“Unë dënoj fuqishëm lëshimin e një sateliti ushtarak nga Republika Popullore Demokratike e Koresë, duke përdorur teknologjinë e raketave balistike në kundërshtim me rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo ngre tensione dhe përbën një rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Koreja e Veriut duhet të ndalojë sjelljen e saj të pamatur, të braktisë programet e saj bërthamore dhe raketore balistike dhe të angazhohet në diplomaci me mirëbesim. NATO qëndron në solidaritet me partnerët tanë në rajon: Republikën e Koresë, Japoninë, Australinë dhe Zelandën e Re.”

 

Fraksion.com