AktualitetPolitikëTë fundit

Delegacioni i BE politikës në Tiranë: Parlamenti funksional është një shtyllë qendrore e anëtarësimit në BE

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar në lidhje me incidentet e ndodhura në Kuvend.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, BE rikujton misionin e parlamentit, në funksion të rolit të tij. Mes të tjerash BE thekson rëndësinë e dialogut mes palëve, opozitës dhe maxhorancës.

Ngjarjet në Kuvend kanë sjellë reagimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe asaj Britanike, të cilat nënvizuan rëndësinë e dialogut.

REAGIMI I BE

Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

 

Fraksion.com