AktualitetPolitikëTë fundit

“Ai tym u bë dritë për botën”, Berisha i vendosur për ‘mosbindjen’ në Parlament

Kreu i demokratëve Sali Berisha duket tejet i vendosur në atë që ai e quan “beteja për të drejtat kushtetuese të deputetëve”. Në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh sot se opozita nuk lodhet dhe se deri më tani ka pasur një performancë të shkëlqyer me mosbindjen në Parlament.

“Protesta në parlament i kushtohet të drejtave kushtetuese të deputetëve dhe ne kemi zgjedhur atë formë që të gëzojmë ato që na jep Kushtetuta, jo të largohemi nga Parlamenti. Ne qëndrojmë aty. Ai tym u bë dritë për botën, për kauzën e drejtë të deputetëve, u bë blozë për Edi Ramën. A lëshon Edi Rama? Jo, nuk lëshon. Ne vazhdojmë me Parlament e jashtë, në momentin që e konsiderojmë oportune për ne, jo kur do ai, kemi një performancë të shkëlqyer me mosbindjen në Parlament. Hyri në Guinness për votimin e buxhetit në 4 minuta, s’ka ngel media botërore që se ka shënuar 4-minutëshin. Ne nuk na soset durimi, në këtë betejë ne persistojmë.”

Sa i takon marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, ai u pyet nëse do e çojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese ashtu siç ka thënë më herët.

“Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar kam bërë një diskutim të gjatë, por pa konkluzion për këtë çështje, diskutimi do vazhdojë në një mbledhje të veçantë. Unë nuk do prononcohem publikisht para vendimit të grupit, do mbështes vendimin e tyre”, tha Berisha.

“Seanca vazhdon nesër, me dokumenta. Në orën 1 mbledhja e grupit seanca në 12”, përfundoi kryedemokrati.

 

Fraksion.com