Life StyleTë fundit

‘U shqye skela…’ Gentian Zenelaj zbulon incidentin e frikshëm në teatër

Aktori i humorit Gentian Zenelaj së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbuluar detaje dhe të pathëna mbi jetën e tij artistike dhe atë personale.

Zenelaj foli edhe për dramën “E kuqe” e cila u mbajt me 15 nëntor në Teatrin Kombëtar, ku kishte ndodhur një incident i frikshëm.

“Ishte një datë e rëndësishme, që erdhi me kaq shumë lodhje, me kaq shumë mund, madje do të të tregoj edhe një moment komik, të frikshëm, në mund ta quaj, në premierë.

Papritur, një moment, sa kishte ardhur dikush me një sy shumë të madh dhe shembet kanavaca e madhe komplet dhe bie në krahun tjetër me gjithë pikturë dhe për mua dhe Urimin ishte një shok i vërtetë, sepse nuk po dinim… u shqye skela e madhe që ra dhe unë dhe Urimi patëm një moment frike të tmerrshme, sepse nuk do dinim si do shkonte shfaqja përpara.

Ndërkohë, regjisori Altin Basha kishte menduar gjithë finalen e shfaqjes mbi atë skelë të madhe, ku vendoseshin të gjitha pikturat, pra do të ishte një pjesë masive e skenografisë. Ka qenë një moment që unë do ta mbaj mend gjithë jetën, se si dy aktorë përpëliteshin. Gjysma e trurit punonte për tekstin dhe gjysma tjetër punonte si ta zgjidhim teknikisht sjelljen në këmbë të gjithë asaj skele të madhe. Shyqyr Zotit ia arritëm me sukses, madje shumë njerëz kishin menduar që është pjesë e shfaqjes, pra për një aktor është realisht moment i frikshëm në skenë”. – ka treguar ai.

 

Fraksion.com