AktualitetPolitikëTë fundit

Me urdhër të SPAK agjentët e BKH kontroll në zyrën e Ilir Metës

    

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kanë kryer sot kontrolle në zyrën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në kuadër të hetimeve për aferën CEZ-DIA.

Kujtojmë se më 8 nëntor, Ilir Meta u thirr në SPAK lidhur me këtë çështje.

Para se të hynte brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ai tha për gazetarët se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA, të cilën e quajti telenovelë.

 

Fraksion.com