Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale të rënda dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni
Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja ka folur për metalet e rënda në organizëm, problemet që na sjellin në shëndetin tonë dhe si t’i largojmë dhe pastrojmë organizmin nëpërmjet disa ushqimeve dhe bimëve mjekësore në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv.
Falë mënyrës moderne të jetës dhe produkteve të shumta të cilat i përdorim, në kohën e sotme jemi pothuajse të gjithë të ekspozuar ndaj helmeve të cilat në të kaluarën kanë kërcënuar vetëm pjesëtarët e disa profesioneve të caktuara. Metalet e rënda janë jashtëzakonisht helmuese për shëndetin e njeriut, por fatkeqësisht, pothuajse edhe nuk mund të shmangim kontaktin me to. Kur këto metale shtresohen më shumë seç organizmi mundet t’i tolerojë, fillojnë problematika të ndryshme shëndetësore. Merja thekson se toksifikimi nga Plumbi shkakton anemi, Arseniku shkakton hiperpigmentim të lëkurës, Kromi shkakton kancer të mushkërive, Mërkuri çon në stomatit, dridhje, çrregullime neurotike, etj.
Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon se ku mund të gjenden më shumë këto metale duke filluar nga tymi i makinave, komardaret e makinave, plasmasi i zi, produktet e kozmetikës, pastrimit, enët e kuzhinës jo inoks, deri tek produktet ushqimore, pesticidet në fruta e perime. Po cilat janë disa nga shenjat që tregojnë praninë e metaleve dhe toksinave në trupin tonë?
· Kruarje në trup, probleme me lëkurën
· Dhimbje koke, depresion
· Mos qartësi në kokë, nervozizëm
· Mbipeshë dhe shtim në vazhdimësi i peshës
· Dhimbje kronike të trupit
· Rrathë të zinj poshtë syve
· Probleme me tretjen dhe jashtëqitjen
· Humbje e kujtesës
· Shije metalike në gojë
· Temperaturë e ulët e trupit dhe gjymtyrëve
· Erë e rëndë në trup, djersë me erë të keqe
· Djersitje natën
· Dhimbje kyçesh, muskujsh, dridhje e tyre
· Ndjesi shpimi në trup
Aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm janë shumë thelbësorë, pasi balancimi i ushqimit të bazuar në artikuj minimalisht të përpunuar ndihmon trupin që të mbrohet nga helmet. Një dietë e shëndetshme në kombinim me pastrimin e zorrëve, mëlçisë, veshkave dhe gjakut mund të rrisë aftësinë e kullimit dhe ta kthejë trupin në ekuilibër. Ushqime të ndryshme, barishte dhe bimë mjekësore kanë një efekt detoksifikues.
Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon si mund të largojmë metalet e rënda nga trupi:
· Pini ujë deri në 2 litra në ditë. Uji redukton stresin oksidativ dhe largon metalet e rënda
· Konsumoni produkte që përmbajnë probiotikë si kosi, qepa, turshitë, panxhari, hudhra (bakteret e mira lidhen me metalet e rënda duke i bërë që të dalin me jashtëqitjen)
· Konsumoni produkte që kanë hekur për hemoglobinë të shëndetshme si stika, fasule, thjerrëza, bajame, spinaq, panxhar
· Konsumoni bimë që përmbajnë polifenole pasi bëjnë detoksifikimin e metaleve të rënda. Ato rrisin prodhimin e metalothionein, një enzimë e madhe antioksidante. Konsumoni karafil, piper, fara liri, kakao, çokollatë e zezë, çaj i gjelbër, shafran, boronica, luleshtrydhe, kumbulla, rrush i zi
· Konsumoni ushqime që përmbajnë squfur: brokol, hudhra, majdanoz, spinaq, lakra, lulelakra, qepë – nxisin aktivitetin e glututionit në trup, çelësi kryesor për pastrimin e metaleve të rënda
· Bëni një gjumë të qetë
· Largoni alkoolin, sheqernat, pijet e gazuara dhe yndyrnat e tepërta
· Përdorni vajra esenciale për trupin: kamomil, jasemin, livando, sherebel, valerjane. Hedhim në vaskën e banjës pak nga këto vajra si dhe me njërin prej tyre lyeni trupin pas dushit
· Përdorni produkte që përmbajnë omega 3 si peshku salmon, vaj liri, vaj fare e zezë, fara chia, sardele, karkaleca – rrisin kapacitetin e detoksifikimit të mëlçisë
· Përdorni produkte që përmbajnë acide organike dhe pektinë si: mollë të egra, rrush të zi, manaferra, panxhar i kuq. Acidet organike hyjnë në reaksione kimike dhe i neutralizojnë, ndërsa pektinat lidhen me këto materiale inerte dhe jashtëqiten
Një dietë fuqidhënëse
· Pini çaj detoks 3 gota në ditë para buke / çaj me manaferra 1 gotë
· Konsumoni gjatë ditës fruta të thata stika, bajame 10 gr dhe rrush të zi me gjithë fara 100 gr
· Në mëngjes konsumoni 200-250 gr kos me 3 lugë gjelle musli, 1 lugë gjelle boronicë, 20 fije shafran / ose kos me 3-4 lgj musli, 1 lugë supe fara kungulli, 1 lugë çaji vaj liri
· Në drekë konsumoni perime dhe zarzavate / gjellë me oriz dhe shafran, turshi me panxhar, karrota, koriandër
· Në darkë bëni një banjë me çaj livando ose sherebel / çaj detoks
Kjo kurë, thekson Merja ndiqet 1 muaj. Pas kësaj kure, 10 ditë përdorni vetëm lëng rrushi, stika, bajame, fara liri.
Fraksion.com