AktualitetPolitikëTë fundit

“Ish-kryeministri nuk ka rrezik të ikë”, Apeli lë në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, Gjokutaj: Masë antikushtetuese!

Apeli la në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ dhe bllokim të pasaportës për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndërkohë, avokati i tij deklaroi se kjo është një masë antikushtetuese. Sipas Genc Gjokutajt, Berisha nuk ka rrezik që të ikë jashtë vendit.

“Ashpërsimi i masës, është me rrezikun për ikje. Zoti Berisha nuk ka rrezik të ikë. Ai është c çdo dy javë në Kuvend. Kjo masë detyrim paraqitje rrjedh nga një masë antikushtetuese. Sot gjykata shpalli dispozitivin.”, tha Gjokutaj.

 

Fraksion.com