AktualitetBota+Të fundit

ideri i Hamasit: Jemi afër arritjes së armëpushimit, detajet e marrëveshjes do i shpallë Katari!

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh ka deklaruar se janë drejt arritjes së një marrëveshje për armëpushim me Izraelin. Negociatat mes dy palëve janë zhvilluar në Katar, i cili po vepron si ndërmjetës.

“Ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje për një armëpushim,” deklaron lideri i Hamasit Ismail Haniyeh.

Por, mbi këtë çështje deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Izraeli. Deklarata e liderit të Hamasait për armëpushim vjen pasi një zyrtar i lartë amerikan tha të hënën (20 nëntor) se një marrëveshje për lirimin e pengjeve të marra nga Izraeli gjatë sulmeve të Hamasit muajin e kaluar, në këmbim të pauzave në luftime, është “më afër se kurrë më parë”.

Sipas AFP, një marrëveshje paraprake mund të përfshijë:

Një armëpushim pesë-ditor që do të përfshinte një armëpushim në luftimet tokësore dhe kufizime në operacionet ajrore izraelite mbi Gazën jugore. Grupet militante palestineze do të lironin 50-100 pengje, të cilët do të ishin civilë izraelitë ose nga kombësi të tjera, por jo ushtarë. Në këmbim, 300 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, do të liroheshin nga burgjet izraelite.

Një zyrtar i Hamasit, Issat el Reshiq, i tha Al Jazeera se negociatat përqendrohen në kohëzgjatjen e një armëpushimi, dërgimin e ndihmës në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë. Të dyja palët do të lironin gratë dhe fëmijët, tha ai. Ai tha se detajet e marrëveshjes do të shpallen nga Katari, i cili ka ndërmjetësuar negociatat midis Hamasit dhe Izraelit.

Të paktën 17 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën mbrëmjen e djeshme (20 Nëntor) në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, në jug të Gazës. Kështu raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa, duke deklaruar se viktimat përfshijnë gjithashtu gra dhe fëmijë.

 

Fraksion.com