Emrat e të arrestuarve nga SPAK, planifikimet e vrasjeve u kryen për shkak të hasmërisë mes Martinajt dhe Matës
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije për Top Channel detaje ekskluzive mbi akuzat dhe aksionin e mbrëmjes së kaluar që po vijon ende.
Ervin Mata, i cili dyshohet se gjendet jashtë vendit sipas gazetares Hoxha, dyshohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale. Po ashtu masë sigurie është vendosur edhe për Ismail Zenelin që veç akuzave që ka Mata, ka gjithashtu edhe veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.
Bujar Ajeti, nga Kukësi ka të njëjtat akuza si Zeneli. Ndërkohë që Dedian Gjoni, shef i krimeve në Kombinat, i cili është nga Lezha dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me grupin kriminal.
Djali i Erzen Brecanit, dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Ish zyrtari dhe i ati i Eraldit, Erzen Brecani ka veprën e pastrimit të parave dhe dhe përkrahje e autorit të krimit.
Në listë gjenden edhe Bujar Grabova , Besmir Murati , Artan Sulejmani , Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të dyshuar për trafik kokaine. Grupi trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europuian.
Ndërkohë që planet për të vrarë kundërshtarët ndodhën midis 2019- 2020 në Durrës, Belgjikë dhe Holandë.
Veç prishjes së pazareve për ngarkesat e drogës, shkak i planeve për krime ishte dhe ajo e përplasjes dhe hasmërive midis Ervis Martinit ( i shumë kërkuar dhe me dy masa sigurimi në mungesë arrest me burg) dhe Ervin Matës ( i kërkuar).
Fraksion.com