AktualitetPolitikëTë fundit

“E gjitha bota ka shkruar dje për ne”, Sali Berisha del në konferencë me gazetarët

Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë me gazetarët, teksa ka folur për atë çka ndodhi një ditë më parë në Kuvend.

Berisha tha se dje opozita i tregoi botës se Shqipëria nuk ka demokraci dhe se Rama ka blinduar Kuvendit, në mënyrë që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj.

Ai tha se ajo çfarë ndodhi dje në Kuvend, u pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare.

“Mediat më serioze të planetit, kishin në titujt kryesorë aksionin opozitar pa kthim të opozitës në Parlament. Analistët e qeverisë për të sfumuar aksionin, u shprehen se nuk ishte kjo një fitore pasi buxheti u votua gjithsesi.

 

Mjerimi nuk ka kufi. Beteja e opozitës është për një qëllim madhor, shembja e diktaturës. Ato nuk shemben duke ndaluar një votim por duke treguar të vërtetën njerëzve. Dhe mbrëmë u tregua pa asnjë filtër nga mediat më të fuqishme të botës.

 

Opozita i tregoi botës se kryeministri që herë vishet me atlete për modern, dhe herë tjetra me çitjane për oriental, votoi dje në 4 minuta, rekord i turpshëm botëror, buxhetin. Kjo se ai nuk lejon që të krijohen komisionet hetimore parlamentare. Opozita i tregoi botës e Shqipëria nuk është më demokraci se Rama e blindoi Kuvendin që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj”, tha Berisha.

 

Fraksion.com