“Dhëndri juaj u lirua nga Edi Rama?”, ja si i përgjigjet Berisha-gazetarit
Në një konferencë për mediat, Sali Berisha tha edhe një herë se masa e dhënë ndaj Ilir Beqajt është një amnisti e dytë ndaj ti, e urdhëruar nga Edi Rama.
“Nëse ka një njeri në Shqipëri që ka deklaruar se ‘SKAP’ është organizatë kriminale, është Berisha. Berisha është i pari që nga SPAK e ka quajtur ‘SKAP’. E kam bërë për të mbrojt interesin e qytetarëve sepse aty po mblidheshin njerëz të lidhur me krimin, ryshfetxhinj të tmerrshëm. Jam ish-president, ish-kryeministër, nuk do i lejoja vetes kurrë të etiketoja njerëz që zbatojnë ligjin, ndryshe veçse heronj të vërtetë. Por këta janë njerëz që asnjë bashkuar si banda më e rrezikshme, në një institucion pas hetuesive të sigurimit të shtetit. Të mendosh se kjo ka lidhje me këtë para tre javësh, është kjo e ndershme se s’ka lidhje. Unë do mbetem së i interesit publik.
Cilido që analizon Beqajn, e vërteta ishte ajo që ndodhi të shtunën, ishte amnistia reale e dytë e tij nga Edi Rama. Sepse pas 4 muajsh formulohej një aktakuzë e cila për çdo njeri që ka nocionin më elementar të ligjit, është e barabartë me 0. Për çfarë akuzohet? Akuzohet se nuk ka diktuar konfliktin e interesit mes Rrjepajt dhe Rrapajt. Në ligj Beqaj nuk ka asnjë detyrim të diktojë këtë. Si e ka zgjidh ligji këtë? E ka të zgjidhur me detyrimin e personit, vetëdeklarim. Pra Rrapaj ishte i detyruar të deklaronte vetë. Beqaj është përgjegjës direkt për aferën e sterilizimit, sepse nga publik e kaloi në koncesion privat”, tha Berisha.
Më tej Berisha tha po ashtu se SPAK komandohet nga Edi Rama dhe se prokurorët po përdoren si hanxhar të kryeministrit, e sipas tij, do të kenë fatin e këtij të fundit.
“Dhëndri im ishte i burgosur politik. Nuk është e vërtetë që ka dhënë apo nuk ka dhënë urdhër. Ajo do shkonte menjëherë në Strasburg. Ai u la arrest shtëpie. Ai nuk ka asnjë, zero… ata vetë nuk e kanë fajësuar. Pas tre vitesh hetimi nuk kanë arritur të gjejnë një fakt për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim. Ajo çështje do zgjidhet në Strasburg”, tha Berisha.
Fraksion.com