AktualitetPolitikëTë fundit

115-vjetori i Kongresit të Gjuhës Shqipe, Begaj viziton sot Manastirin

Presidenti Bajram Begaj zhvillon sot një vizitë në Manastir për kremtimin e 115 vjetorit të Kongresit të Gjuhës Shqipe.

Zyra e shtypit e presidencës bën me dije se Begaj do të marrë pjesë në aktivitetet me rastin e 115-vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Amtare.

Begaj do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe si dhe do të takohet me shqiptarët e Manastirit dhe me personalitete të jetës publike dhe politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

 

Fraksion.com