Turqia do të fikë dhe ndezë dritat në solidarizim me fëmijët në Palestinë
Sot, në kuadër të Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve, në orën 21:00 me kohën lokale (19:00) në Türkiye do të zhvillohet një demonstratë në solidarizim me fëmijët që jetojnë në Gaza dhe në të gjithë Palestinën, duke fikur dhe ndezur dritat “për të drejtën e tyre për të jetuar si fëmijë”, raporton Anadolu.
Platforma e Solidaritetit e Ankarasë njoftoi se në kuadër të fushatës “Bëj Diçka” për fëmijët e Gazës, do të zhvillojnë një demonstrim të fikjes dhe ndezjes së dritave brenda dhe jashtë vendit.
“Është dita e 44-të e masakrës izraelite në Gaza. Më shumë se 13 mijë civilë të Gazës humbën jetën në sulmet e Izraelit, të cilat u regjistruan si krime lufte. Mes tyre, ka mijëra fëmijë dhe foshnje”, thuhet në deklaratë.
Duke informuar rreth fushatës ndërgjegjësimi me sloganin “Bëj Diçka” me rastin e 20 Nëntorit, Ditën Botërore të të Drejtave të Fëmijëve, platforma njoftoi se:
“Si eventi i parë në kuadër të fushatës që planifikojmë të vazhdojmë deri në përfundimin e masakrave të fëmijëve të kryera nga Izraeli, do të zhvillojmë aksionin e fikjes dhe ndezjes së dritave brenda dhe jashtë vendit të hënën më datë 20 nëntor në orën 21.00 (koha lokale në Türkiye). Me ngjarje të ngjashme në ditët në vijim ne dëshirojmë të krijojmë një opinion publik ndërkombëtar dhe rezistencë globale kundër vrasjes së fëmijëve”.
Gjithashtu theksohet se përmbajtja dhe materialet vizuale të prodhuara gjatë fushatës “Bëj diçka” do të ndahen në rrjetet sociale me hashtaga #birşeyyap dhe #dosomething (Bëj diçka)/aa
Fraksion.com