“S’ka ndodhur kurrë. Garda rrethon deputetët e opozitës!”, Bardhi: E paprecedentë! Sikur ishim në gjendje lufte!
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas mbylljes së seancës plenare, ku miratua buxheti i 2024-ës, vetëm me votat e PS-së, dënoi ashpër këtë akt.
Ai tha se rrethimi i sallës së Kuvendit me Gardistë, është antikushtetuese dhe e paprecedentë.
“Do të duhet ju t’i kërkoni llogari kryetares së Kuvendit se pse ju gënjeu të shtunën ku mohoi urdhrin e paligjshëm, që mbushi sallën e Kuvendit me gardistë. Shqipëria është anëtare e NATO-s, pret që të anëtarësohet në BE. Sot deputetët kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë sikur të ishim vend në gjendje lufte. E vetmja arsye se pse salla e Kuvendit ishte mbushur me forca të gardës, ishte se në sallë ishte kryeministri Rama. Një frikacak që për të ardhur në seancë blindoi sallën. Nuk kemi përplasje me Gardën. Nuk e kemi betejën me Gardën e Republikës. Sipas Ligjit Garda nuk mund të futet në seanca për të rrethuar deputetët e Kuvendit.”, tha ai.
Fraksion.com