AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Rehabilitimin e kanalit në Libofshë, shërben për kullimin e rreth 200 hektarëve tokë bujqësore

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga puna që vijon për pastrimin dhe rehabilitimin e kanalit kullues në Libofshë të Fierit.

Rama shprehet se ky kanal shërben për kullimin e rreth 200 hektarëve tokë bujqësore.

Rehabilitimi i sistemit të kullimit ka mundësuar jo vetëm parandalimin e përmbytjeve, por ka rritur edhe produktivitetin e tokave bujqësor.

Në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar rritja e mbështetjes për investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit dhe mbrojtjes nga digat për t’i paraprirë kërcënimeve të faktorit klimatik.

Konkretisht, fondi prej 2.55 miliardë lekë për menaxhimin e infrastrukturës së ujitje-kullimit do të këtë në fokus, përmirësimin e ujitjes në rreth 8000 hektarë tokë bujqësore, rehabilitimin dhe ndërtimin e 10 km argjinatura kryesisht në lumenj, për mbrojtjen nga gërryerja dhe përmbytja e tokave bujqësore si dhe investime emergjente në mbrojtjen e digave.

 

Fraksion.com