AktualitetPolitikëTë fundit

Mes tymit e flakës në Kuvend, miratohet projektbuxheti 2024, mbyllet seanca

Mes tymit e flakës, është miratuar projektbuxheti 2024.

Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta.

Ndërsa deputetët e opozitës hodhën tymuese, çka solli dhe një episod flake në Kuvend, mazhoranca miratoi në kohë rekord projektbuxhetin me 83 vota.

Ndërkohë menjëherë më pas Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës.

1700471003_rama.jpg

Deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget në foltore, ndërsa janë përplasur fizikisht me disa prej punonjësve të Gardës.

Ndërsa kundërshtuan vendosjen e Gardës në Kuvend, ata ndezën flakadanë, ku njëri prej tyre mori flakë.

Mes kaosit dhe debateve maxhorancë opozitë, “Projekt Buxheti 2024” u miratua në parim.

Berisha live në Facebook: Buxheti i vjedhjes më të madhe të tyre, buxheti i gjobës ndaj shqiptarëve, i shpërdorimit, i rrugëve të cilat kushtojnë 12 mln euro kilometri, buxheti i ppp-ve. Sot në parlament janë 1340 gardistë brenda në ambientet përreth, Reneas dhe forcat speciale. Opozita do të qendorë e papmposhtu në mbrojtje të të drejtave legjitime për të hetuar qeveritarët hajdutë që me vendimet e tyre kanë vjedhur dhe do vijojnë të vjedhin.

Noka: Po përdorni Gardën mish për top, nuk mbroheni ju me gardistë.

Votimi i Projekt Buxhetit është një prej seancave më të rëndësishme të vitit në parlament, ndërsa janë parashikuar për diskutime datat 20 dhe 21 Nëntor.

Këtyre diskutimeve i kanë paraprirë seanca të tensionuara e kaotike dy muajt e fundit, prodhuar nga ajo çfarë opozita e quan “rezistencë ndaj mos plotësimit të tre kërkesave të tyre”.

Kujtojmë se opozita më parë paralajmëroi bllokimin e vijimit të punimeve të parlamentit edhe këtë të hënë, kur pritet të diskutohet projektligji më i rëndësishëm ekonomik i vitit, projekt buxheti.

 

Fraksion.com