Kuvendi nis sot shqyrtimin e projektbuxhetit dhe paketës fiskale 2024
Kuvendi nis sot shqyrtimin në seancë plenare të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2024.
Në rendin e ditës të seancës së sotme parashikohet fillimisht diskutimi i projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61 /2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar”.
Më pas diskutohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Më pas, Kuvendi do të diskutojë projektligjin “Për buxhetin e vitit 2024”.
Fraksion.com