Gjykata ka vendosur që ta ndërpresë seancën dy herë për pak minuta. Sakaq, ka nisur edhe seanca ku do të mbahet seancë për Jamarbër Malltezin
Si burrat ashtu dhe gratë mbajnë armë me tyta të gjata kur shëtisin, në kafene dhe por edhe kur bëjnë pazar, ndërsa aplikimet për armëmbajtje kanë arritur rekord
Pas inkurajimit të qeverisë izraelite për t’u armatosur, civilët në perëndim të Kudsit gjatë shëtitjes së zakonshme mbajnë armë me tyta të gjata, raporton Anadolu.
Që nga 7 tetori, numri i aplikimeve për leje për armëmbajtje në Izrael i kaloi 190 mijë.
Armët në duart e civilëve janë bërë të zakonshme dhe përveç meshkujve, të armatosura ecin edhe femrat, sikur armët janë kthyer në një detaj mode. Përveç shëtitjes, izraelitët me armët e tyre shkojnë edhe në pazar dhe në kafene.
Të paktën 13 mijë palestinezë janë vrarë, përfshirë më shumë se 9 mijë gra dhe fëmijë ndërsa më shumë se 30 mijë janë plagosur në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite që nga 7 tetori, pas një sulmi të befasishëm ndërkufitar nga Hamasi.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vdekurve në Izrael është rreth 1.200.
Fraksion.com