AktualitetTë fundit

Gazetari: Disa efektivë kanë dhënë dorëheqjen dhe janë ‘arratisur’

Disa prej urdhër-arresteve të lëshuara në kuadër të operacionit të SPAK për të goditur një grup kriminal që u zbulua pas përgjimeve në aplikacionin ‘Sky-Ecc’ janë për zyrtarë dhe ish zyrtarë të policisë.

Gazetari i Report Tv Trashgim Sokolaj thotë se disa prej zyrtarëve të policisë për të cilët është lëshuar urdhër arresti kanë dhënë dorëheqjen disa ditë më parë dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

“Disa punonjës policie që janë të përfshirë në këto biseda kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk ka informacione mbi vendndodhjen e tyre”, tha Sokolaj në një lidhje me skype për Report Tv.

 

Fraksion.com