AktualitetPolitikëTë fundit

Flakadanët dhe zjarri në Kuvend, “Furtunë me një gotë uji”, Lubonja: Ram ka çdo gjë nën kontroll!

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për tensionet në seancën e sotme plenare,  e cila u kthye sërish në një arenë e hedhjeve të flakadanëve nga deputetët e opozitës, teksa në rendin e ditës ishte diskutimi i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm.

Lubonja i quajti veprimet e deputetëve të opozitë si ‘furtunë me gotë uji’, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka çdo gjë nën kontroll. Sakaq ai tha se faji për këtë situatë është dhe i shqiptarëve, duke e argumentuar se janë duke bashkëjetuar me këtë politikë.

“Kam ndjesinë në çdo gjë është nën kontroll nga regjimi, Edi Rama. Këto janë disa hapësira që regjimi i lejon nga shtrëngimi i vidave që po bën. Nuk mund të thuath që situata është jashtë kontrollit.

Do e quaja të tillë, po të kishin nisur protestat. Këto më duken si furtunë me një gotë uji. Lëvizje e dëshpëruar e kam quajtur më parë. Cili është projekti? Për çfarë e bëjnë? Për të sensibilizuar popullin shqiptar, ndërkombëtarët apo për të mbajtur frymën e tyre se janë duke bërë diçka? Janë disa skema të vjetra që përsëriten në kontekstin e ri. Rama po punon për të përçarë opozitën, kemi një pushtet që po përçan çdo gjë.

 

 

Nuk ka një impenjim për të ndërtuar demokracinë në Shqipëri. Keni parë ndonjë amerikan që të vijë dhe të shikojë këto gjera këtu? Kjo është për merita të Ramës në thonjëza, për të keq. Është një meritë e tij që i ka kapur të gjitha këto pushtete. Kryeministri çdo gjë e ka nën kontroll, sidomos drejtësinë për mua.

Nga ana tjetër, Berisha i kthehet ndonjëherë bisedave të vjetra. Është peng i së  vjetrës ai dhe nuk del dot nga andej, edhe gjuhën e ka të vjetër. Faji këtu është dhe i popullit shqiptar, i cili po bashkëjeton me këtë.”, u shpreh Lubonja.

 

Fraksion.com