“Do përfundojë si Kim Yong Un”, Berisha konfirmon se nuk do të shkojë në GJKKO: Arben Kraja dhe Irena Gjoka, shërbëtorë të Ramës
Ish-kryeministri Berisha ka folur sot për mediat para seancës plenare.
“Jeni dëshmitë të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në Kuvend. Kështu si e ka nisur me 10 makina pas, do të përfundojë me 20 makina, njësoj si Kim Yong Un. Kështu do të përfundojë.
Sot jam paraqitur në Parlament nuk mund të pranojë kurrë përvetësimin që bën Rama. Ai është marrë nga mercenarët e inkriminuar, siç është Arben Kraja, që e nxjerr jashtë si i inkriminuar. Do ia them të vërtetat Ramës, po nuk ia mbathi. Beteja është pa kthim.
Nga ana tjetër, në GJKKO ndodhet avokati i Berishës Genc Gjokutaj, pasi po sot në orën 09:00, mbahet seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e Berishës dhe Malltezit kundër masave të sigurisë të dhëna për aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”
Fraksion.com