AktualitetTë fundit

Digjet makina në Lushnjë, dyshohet për një shkëndije elektrike

Një automjet tip “Ford” është djegur rreth orës 6:00 të mëngjesit në hyrje të lagjes “Savër” të Lushnjës.

Drejtuesi i mjetit i cili transportonte disa punëtorë, pa të dilte tym nga pjesa e motorit, ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se mjeti të digjej totalisht.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, i gjithë mjeti u shkrumbua. Fatmirësisht në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet. Sipas të dhënave paraprake të policisë shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike pasi mjeti ishte i ndezur.

 

Fraksion.com