Në Story-n e saj në Instagram, këngëtarja ndau një deklaratë për vdekjen e Benevides, duke thënë se ajo është “e pikëlluar”:

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se humbëm një fans para shfaqjes sime. Nuk mund t’jua shpjegoj dhimbjen që ndjej. Ka shumë pak informacion që kam përveç faktit se ajo ishte jashtëzakonisht e bukur dhe shumë e re.

Nuk do të jem në gjendje të flas për këtë nga skena, sepse ndihem e pushtuar nga pikëllimi kur përpiqem të flas për të. Dua të them se tani e ndjej thellë këtë humbje dhe zemra ime është me familjen dhe miqtë e saj. Kjo është gjëja e fundit që mendoja se do të ndodhte kur vendosëm ta sjellim këtë turne në Brazil.”