Life StyleTë fundit

“Thirrja e fundit për Stamboll”, Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat të kërkuar në New York

Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat, mezi janë pritur nga fansat, pas më shumë se 10-vjetësh kur patën sukses të jashtëzakonshëm me serialin “Dashuri e ndaluar”. Këtë herë, dy aktorët janë protagonistë në filmin “Thirrja e fundit për Stamboll“, i cili do të transmetohet në “Netflix”.

Promovimi i filmit është bërë këto ditë edhe në New York, aty ku janë realizuar edhe skenat e pjesës së parë të tij.
Në mediat vendëse janë publikuar edhe fotot e para nga promovimi i filmit në New York, nga shfaqja speciale e filmit në “Netflix”.

Promovimi i filmit “Thirrja e fundit për Stamboll”, me Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat, u mbajt në sallën ikonë të New York-ut “Paris Theatre”.

Skenari i filmit është shkruar nga Nuran Evren Sit, ndërsa regjia i është besuar Gonenç Uyanık. Filmi është prodhim i “OGM Pictures”.

Beren Saat do të luajë rolin e ‘Serin’ dhe Kivanç Tatlitug personazhin e Mehmetit.

Filmi, i cili bashkon sërish Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat, pas shumë vitesh, do të publikohet në “Netflix” njëkohësisht me të gjithë botën, më 24 nëntor.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com