Life StyleTë fundit

‘Një seks i mirë…’, sipas Zhaklin Lekatarit

Për më shumë se një dekadë Zhaklin Lekatari ka patur një pozicion të rëndësishëm në vend në lidhje me edukimin seksual dhe komunikimin pa tabu.

E pyetur drejtpërdrejt se çfarë do të konsideronte një ‘seks të bukur’, në emisionin ‘Më Lër të flas’, Zaklina Lekatari është shprehur se ‘seks i mirë’ për të është kur ajo ndihet e përmbushur nga partneri. Zhaklina insistoi se në një marrëdhënie seksuale nëse një femër nuk përjeton orgazmë nuk do të thotë se nuk ka përjetuar kënaqësi.

“Kur je e kënaqur, kur edhe seksualisht partneri yt të kupton dhe flet gjuhën tënde të trupit, vibron me ty. Orgazma dhe ejakulimi te burrat janë dy momente të ndara. Orgazma mund të jetë kulmi për femrat, por t’i në një marrëdhënie seksuale nëse nuk përjeton orgazmë nuk do të thotë se nuk ke përjetuar kënaqësi. Pra kënaqësia dhe orgazma nuk janë sinonime të njëra tjetrës.”
Fraksion.com