Mal i Zi, arrestohet ish-drejtori i policisë Slavko Stojanoviç
Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviç është arrestuar të shtunën në Podgoricë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme të Shtetit, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve”.
Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç përshëndeti vendimin e autoriteteve për arrestimin e Slavko Stojanoviçit. Ai tha se “lufta e vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është parakusht për sundimin e ligjit dhe kriteri më i rëndësishëm për përshpejtimin e rrugës evropiane.
Slavko Stojanoviç ka qenë në detyrën drejtorit të policisë të Malit të Zi prej vitit 2013 deri në 2018. Analistët përmendin se “gjatë mandatit të tij janë vrarë më shumë se 40 persona si pasojë e përplasjeve mes klaneve kriminale në Mal të Zi”.
Në korrik të këtij viti autoritetet arrestuan pasuesin e zotit Stojanoviq në detyrën drejtorit të policisë, Veselin Vujoviç, i cili shërbeu prej vitit 2018 deri në 2020. Ndërsa prej vitit 2020 deri në vitin 2023 ai shërbeu si këshilltar për Sigurinë i ish-Presidentit Milo Gjykanoviç.
Veselin Vujoviç ndodhet në paraburgim, nën dyshimet për krijimin e një organizate kriminale, shpërdorim detyre dhe kontrabandë.
Partia Demokratike e Socialistëve e ish-Presidentit Gjukanoviç tha në atë kohë se ish-drejtori i Policisë Veselin Veloviç ishte arrestuar pas “presionit të paprecedentë të kryeministrit në largim Dritan Abazoviçit, ndaj këtij institucioni”, sikurse e cilësoi ajo./VOA