Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh: Prokuroria dërgon për gjykim katër të miturit
Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër të miturit që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh.
Katër të miturit me inicialet E.K., S.M., O.Ç. dhe Xh.Ç. akuzohet për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim ndaj Fatjon Bici dhe e mbetur në tentativë ndaj të miturit me iniciale M.L.
Katër të miturit u arrestuan pas ngjarjes dhe ndodhen në arrest me burg.
Si ndodhi ngjarja tragjike?
6 adoleshentët u konfliktuan mes tyre në brendësi të një lagjeje pranë shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, njëri prej tyre i pajisur me thikë dhe dorezë hekuri ka qëlluar për vdekje 15-vjeçarin, ndërsa u plagos kushëriri i tij M.L.
Sipas dëshmive të mëtejshme në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan Shahini”, katër fëmijët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë. Pas konflikteve të rrjetet sociale ata kanë udhëtuar drejt dhe i kanë pritur dy kushërinjtë derisa kanë mbaruar mësimin, për tu zënë pritë pak më tutje, në mënyrë që të mos dukeshin nga shkolla.
Në mes të lagjes dhe në mes të ditës duket se askush nuk ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Dëshmitarët thonë se konflikti ishte mes djemve të Cërrunjës dhe djalit të plagosur, ndërsa 15- vjeçari që gjeti vdekjen ka ndërhyrë të mbrojë kushëririn e tij.
Fraksion.com