AktualitetTë fundit

Shqipëria do preket më shpesh nga stuhitë!

Ekspertja e IGJEO Anira Gjoni duke folur për ndryshimet klimaterike që vendi unë është përballur vitet e fundt në “Wake Up”, ka treguar se Shqipëria do preket edhe më shpesh nga stuhitë në të ardhmen.

Kjo ndodh pasi rritja e temperaturës mesatare globale po rritet dhe nëse vazhdon me këtë progres, pasojat do jenë edhe më të mëdha.

“Ajo që kemi vënë re gjatë 5-vjeçarit të fundit është se ne po prekemi më shpesh nga të gjitha këto stuhi, ju i quani kapriçot e motit, ne i quajmë ngjarje ekstreme të motit, do prekemi edhe më shpesh ndoshta. Temperatura mesatare globale po rritet dhe po të vazhdojë në këtë mënyrë progresive me të cilën po vazhdon, atëherë edhe pasojat do të jenë më të mëdha. Thirrja e të gjitha agjencive ndërkombëtare që merren me pjesën e ndryshimeve klimatike apo monitorimeve të klimës, është që ne do duhet të marrim masa që mos të lejojmë që kjo temperaturë të mos vazhdojë të rritet në këtë mënyrë të frikshme. Duhet të mësohemi me klimën e re me temperatura më të ngrohta, sepse çdo vit e më shumë vendi ynë merr karakteristika më të theksuara të klimës subtropikale, çka di të thotë se duhet të mësohemi me temperatura më të ngrohta dhe me reshje më intensive”, shprehet Gjoni.

E pyetur se di do jetë stina e dimrit këtë vit, i acartë apo i butë, ekspertja shprehet: Duke u referuar muajit dhjetor që është dhe muaji i parë i dimrit, do jetë më i thatë sesa nëntori dhe me temperatura më të ulëta. Ky nëntor u shoqërua me temperatura 1-2 gradë më të larta sesa normalja që duhet të ishte për këtë muaj. Është i ngjashëm me pesë nëntoret e fundit. Dhjetori pritet që të jetë më i ngrohtë seç ka qenë dhe më i thatë.

 

Fraksion.com