Shqipëria bën gati “shampanjën”, por Moldavia është për “jetë a vdekje”
Gjithçka gati, e sigurt është që në dhomat e zhveshjes së Shqipërisë nuk mungon shampanja, gati për t’u hapur. Më shumë mundësi, Sylvinho nuk e di këtë detaj, pasi në çdo moment, në çdo dalje për mediat, apo në çdo minutë që ka kaluar në tokën shqiptare, Sylvinho as që e mendon festën përpara kohë, për të dhe për lojtarët kjo është një sfidë jashtëzakonisht e vështirë, jashtëzakonisht e rëndësishme, për këtë arsye kërkohet përqendrim maksimal për të shmangur presionin e sfidës së fundit. Pavarësisht emrit modest që përfaqëson rivali i tyre në “Air Albania”, më 20 nëntor kundër Ishujve Farore, të gjithë kërkojnë të shkojnë të qetë me kualifikimin në “xhep”, për këtë arsye me të drejtë sfida kundër Moldavisë projektohet si një finale e madhe.

Në letër, Shqipërisë i duhet vetëm një pikë për të zyrtarizuar kualifikimin për në Gjermani, mund të vijë edhe nga divani, por askush nuk bën llogari të tillë, ndaj Moldavisë zbresin në fushë për të fituar. Sylvinho ka në dispozicion grupin e plotë, asnjë mungesë, ndërsa atmosfera në dhomat e zhveshjes është fantastike, të gjithë bashkë, me besim absolut se kualifikimi vendoset sot në Moldavi.
Besojnë shumë te fitorja e Shqipërisë edhe kompanitë e basteve teksa një sukses i mundshëm i kuqezinjve kotohet me koeficientin 1,91. “X”, barazimi që po ashtu i shërben Shqipërisë, vlerësohet me koeficientin 3,25. Nuk besojnë shumë te suksesi i Moldavisë teksa një fitore e tyre vlerësohet me koeficientin 4,75.
Fraksion.com