AktualitetSportTë fundit

Shënon Shqipëria: Sokol Cikalleshi kalon kuq e zinjtë në avantazh

Shqipëria shënon golin e parë në përballjen me Moldavinë, duke u afruar kështu drejt kualifikimit në Euro 2024. Sfida e rëndësishme vijon ende, ku dy skuadrat po luftojnë për të arritur fitoren.

Shqipëria luan në transfertën e Kishinievit ndaj vendasve të Moldavisë në kuadër të kualifikuese për Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë sigurimit të biletës për në Europianin e Gjermanisë, teksa kryesojnë Grupin E dhe iu mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin.

Shqipërisë i duhet një pikë për të siguruar kualifikimin e madh në Euro 2024. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare për transfertën ndaj Moldavisë, takim ky që luhet në orën 18.00.

Në raport me takimin e fundit, atë kundër Republikës Çeke, kemi vetëm një ndryshim Ismajli rikthehet titullar në vend të Arlind Ajetit, me qendërmbrojtësit që për arsye dëmtimi nuk ia doli të ishte i pranishëm në këtë dy sfida, por në çdo rast, Ismajli është i paprekshëm teksa me Berat Gjimshitin kanë formuar prej kohësh dyshen e qendrës së mbrojtjes. Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë kompletojnë repartin e prapavijës, ndërsa Berisha në portë.

MOLDAVIA: Railean, Revenko, Kraciun, Baboglo. Posmac, Reabciuk, Motpan, Rata, Kaimakov, Postolaki, Nikolaesku.
Trajner: Sergei Clescenko

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi. Trajner: Sylvinho

Nuk ndryshon as dyshja e mesfushës, Asllani-Ramadani, ndërsa përpara tyre zbret Nedim Bajrami. As treshja e sulmit nuk preket me Seferin në të majtë, Cikalleshi në qendër dhe Jasir Asani në të djathtë.

Minutë pas minute:

25- Penallti e fituar nga Seferi. Kontrollohet me VAR dhe akordohet si 11-metërsh i rregullt. Nga pika e bardhë nuk fal Cikalleshi, i cili rikthehet te goli në Kombëtare.

14- Kundërsulm moldav, Berisha ndal Ion Nicolaescu. Topi shkon në këndore. 

13- Provon Asllani nga distanca, goditja bllokohet nga muri.

7- Shqipëria del mirë nga krahët, nuk shfrytëzohet si duhet aksioni, prapavija moldave largon topin pasi kuptoi idenë.

6- Mungojnë rastet konkrete, ekipet studiojnë njëra-tjetrën.

1- Nis ndeshja.

 

Fraksion.com