AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Përfundojnë 80% e punimeve në lotin 2 të Unazës Verilindore në Paskuqan

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga punimet në Unazën e Madhe të Tiranës.

Rama shprehet se punimet po vijojnë në Lotin 2 të Unazës Verilindore në Paskuqan, pjesë e Unazës së madhe të Tiranës, ku realizimi fizik ka arritur në masën 80%.

Rruga do të ketë një gjerësi prej 28 metrash, dy korsi kalimi nga 3.75 metra, korsinë e dedikuar të emergjencës prej 3 metrash.

Ky aks ka edhe trafik ndarësen në mes e cila do të ketë gjelbërim, 1.8 metra. Ky është një nga segmentet më të gjatë në të gjithë Unazën e Madhe të Tiranës.

Projekti parashikon ndërtimin e një rruge të kategorisë A me një gjerësi prej 28 metrash, ndërsa pjesë e projektit është edhe ndërtimi i një mbikalimi këmbësorësh, si dhe një ure me gjatësi 126 metra.

Fraksion.com