AktualitetLife StyleTë fundit

Mashtrimet me rënien e peshës, Altin Joka: Industria po stimulon obezitetin

“Dobësimi është kamufluar në formën e një biznesi, duke u kthyer në një industri, ku sot ne mund t’a quajmë industria e rënies së peshës” e nis kështu intervistën nutricionisti, duke shtuar se 10 vite më parë biznesi i dobësimit ka harxhuar mbi 60 miliard dollarë, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në 280 miliard dollarë.”.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” ishte nutricionisti i njohur nga Suedia, Altin Joka, i cili foli për dietat e dobësimit dhe biznesin e dobësimit.

Industria e dobësimit ka njohur rritjen më të madhe këto kohë, me gati pesëfishin krahasuar me vite më parë dhe pas kësaj janë lobime që kanë fuqi të ndërrojnë madje dhe qeveri” shtoi ai, duke theksuar se në këtë punë janë përfshirë kompanitë farmaceutike, mjekësia tek pjesa e kirurgjisë së dobësimit dhe në fund janë trajnerët e shëndetit që e përdorin këtë industri gjigande.

”Organizata Botërore e Shëndetit e ka quajtur obezitetin si epidemia që po godet Europën, ndërsa ne e dimë që obeziteti është i lidhur me 13 lloje kancerash, sipas OBSH-së, ku një në tre persona është ose mbipeshë ose obez” nënvizoi Altini.

”Shumë organizata që thonë se punojnë që të ulet obeziteti, në fakt punojnë që të rritet, pasi kjo industri është një biznes shumë fitimprurës” tha Altini, duke theksuar se më parë obeziteti quhej sindromë metabolike, por sot është kthyer në sëmundje kronike, gjë që është bërë nëpërmjet lobeve të kësaj industrie, duke i bërë njerëzit klient të përheshëm.

”Në krahasim me disa dekada më parë, sot ushqimi është bërë pothuajse i falsifikuar, ndërsa duhet ulur urgjentisht  niveli i sheqerit dhe i kripës që po dëmton në heshtje shëndetit e njerëzve” tha Altini.

”Çdo njeri mund të ketë probleme hormonale, me gjendrat, apo me enzimat, ndërsa kjo industri ia përkeqëson situatën duke e stimuluar obezitetin, vetëm për qëllime fitimi” tha ai, ndërsa sipas tij dieta e stilit të jetesës duhet të jetë afatgjatë dhe e përheshme, pasi shëndeti është më i rëndësishëm se çdo gjë dhe dietat që përdoren aktualisht duhet të jenë të personalizuara sepse njerëzit nuk i kanë njësoj kushtet shëndetësore.

 

Fraksion.com