AktualitetPolitikëSportTë fundit

Kualifikimi në “Gjermani 2024”, Rama: Faleminderit kuqezinjve për dhuratën fantastike

Kryeministri Edi Rama ka komentuar rezultatin historik të kombëtares shqiptare, e cila për të dytën herë është kualifikuar në finalet e një Evropiani.

Për Kryeministrin Rama, ky kualifikim është një dhuratë e bukur për vendin tonë.

“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike. Euro 2024 dhe ëndrra vazhdon”, deklaroi Kryeministri Rama.

Pas barazimit të arritur këtë të premte në Moldavi, Shqipëria do të jetë pjesë e finaleve të Europianit të vitit 2024, që do të luhen në Gjermani, duke nisur nga qershori i vitit të ardhshëm. Kualifikimi është siguruar matematikisht pas barazimit me rezultatin 1-1 në “stadiumin Zimbru” të Kishinaut përballë vendasve.

Sfida ishte e vlefshme për javën 7 të grupit “E”, ku “shqiponjat kuqezi” kanë grumbulluar deri më tani 14 pikë dhe udhëheqin grupin, ndërsa ndiqen nga “Çekia” me 11 pikë, “Danimarka” me 10 pikë dhe më pas vjen “Moldavia” me 9 pikë, teksa në fund të kualifikimit janë “Ishujt Faroe” me 1 pikë.

Një gol i Sokol Cikalleshit në minutën e 24’ ka mjaftuar për t’i dhënë kuqezinjve mundësinë për të siguruar matematikisht kualifikimin për herë të dytë në finalet e një Europani, pas pjesëmarrjes për herë të parë në finalet e Europianit “Francë 2016” tetë vite më parë.

 

Fraksion.com