AktualitetRajoniTë fundit

Kryeqyteti grek në alarm të kuq: Protesta në Athinë

5500 policë, helikopterë dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse janë vendosur në alarm të kuq sot në Athinë për ruajtjen e rendit gjatë protestave që kanë nisur në kujtim të 50-vjetorit të  kryengritjes studentore të politeknikumit të Athinës.

Sipas policisë, qendra e Athinës është mbyllur për automjetet që prej orës 13:00 dhe deri në përfundim të protestave, ndërkohë që edhe stacionet e metrosë Panepistimio, Sindagma, Evangjelizmos dhe Megaro Muzikis janë të mbyllura.

Autoritetet druhen se protestat do të jenë dhunshme, ndaj dhe kanë kërkuar prej pjesëmarrësve të mos përfshihen në akte dhune ndaj policisë dhe pronave të qytetarëve.

Ndërkohë drejtoria e policisë së Athinës, deklaroi se forcat e saj do të shoqërojnë paraprakisht çdo të dyshuar që merr pjesë ose organizon akte dhune.

 

Fraksion.com