AktualitetSportTë fundit

Historike! Shqipëria shkon në Evropianin e Futbollit 2024

Në Shqipëri ka filluar festa. Për herë të dytë futbolli shqiptar shkon në kampionatin europian të futbollit.

Ndonëse barazoi 1-1 me Moladvinë Shqipëria mbushi kuotën e nevojshme të pikëve për të shkuar në Euro 2024.

Shqipëria është në krye të grupi E me 14 pikë, dy më shumë se Çekia e dyta dhe tri më shumë se Polonia. Moldavia është e katërta me 9 pikë.

Goli për Shqipërinë u shënua me penallti nga Cikalleshi, pasi më parë gjyqtari dha një 11-metërsh në favor të Seferit në minutën e 25.

Ndërsa Moldavia barazoi në minutën e 87-të.

Komentet kryesore të ndeshjes:

87′ Moldavi 1-1 Shqipëri. Baboglo barazon ndeshjen me një të majtë nga brenda zonës, befasohen kuqezinjtë.

80′ Gjasula merr vendin e Bajramit.

75′ Taulant Seferi godet shtyllën me një të majtë diagonale nga brenda zonës, topi u devijua nga portieri vendas.

62′ Mirlind Daku merr vendin e Cikalleshit, përqafim i ngrohte mes kavajasit dhe Sylvinhos.

55′ Nicolaescu godet nga jashtë zone, pret bukur Berisha duke devijuar në këndore.

47′ Seferi tenton golin nga 23 metra, sfera del jashtë.

46′ Nis pjesa e dytë në Chisinau.

45+2′ Mbyllet 0-1 pjesa e parë.

25′ Moldavi 0-1 Shqipëri. Cikalleshi kalon në epërsi Kombëtaren në minutën e 25-të me penalltinë e fituar nga Seferi.

20′ Kombëtarja mban topin 73 përqind, kundrejt 27 përqind të vendasve.

16′ Nicolaescu provon nga hyrja e zonës, Berisha e dërgon topin në këndore.

10′ Tanët dominojnë lojën në minutat e para.

1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.

 

Fraksion.com