AktualitetPolitikëTë fundit

Hasani-Grossi: ANEA, mbështetje të vazhdueshme për Shqipërinë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) me drejtorin e përgjithshëm Rafael Grossi.

Hasani konfirmoi mbështetjen dhe angazhimin e përkushtuar për të punuar së bashku me ANEA, veçanërisht në kuadër të Kornizës së re të Programit Vendor për 2024-2030.

Ai u shpreh po ashtu thellësisht falënderues për drejtorin Grossi dhe ANEA-n, për ndihmën e dhënë pas tërmetit të vitit 2019, gjatë pandemisë COVID-19 dhe për mbështetjen e vazhdueshme të paçmuar për Shqipërinë.

 

Fraksion.com