AktualitetPolitikëTë fundit

Çështja “Beleri”, Manja: Nuk besoj se Greqia bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar për shitblerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, është subjekt i organeve të drejtësisë dhe janë ato që do të vendosin çfarë do të ndodhë me të.

Deklarata e ministrit të Drejtësisë, Manja u bë pas një takimi me investitorët e huaj në Tiranë.

I pyetur nëse Greqia do të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE për shkak të çështjes Beleri, Manja tha se nuk besonte se Greqia do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Beleri është çështje e drejtësisë. Sigurisht që Greqia ka qëndrimet e pretendimet e veta, por kjo është një çështje e drejtësisë. Unë nuk besoj se Greqia do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. Ka një qëndrim të dëshmuar të Greqisë në përkrahjen e Shqipërisë në të gjitha proceset integruese të vendit”, u shpreh Manja.

 

Fraksion.com