AktualitetTë fundit

Shtyhet sërish gjyqi për Gërdecin!

Është shtyrë sërish gjyqi për Gërdecin, ku pritej të dëshmonin 7 persona.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të të pandehurit, Fatmir Mediu. Kjo pasi avokati, Henrik Ligori nuk ishte prezent për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa Ardian Visha ndodhet jashtë shtetit. Seanca është caktuar në datën 30 nëntor.

GJKKO ka pranuar që të thërrasë në total 71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe Shkëlzen Berishën si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtëse.

 

Fraksion.com