Rama: Moment historik rrëzimi i mitit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama u shpreh se rrëzimi i mitit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri është një moment historik.
Në fjalën e mbajtur dje gjatë Asamblesë së Zgjeruar të PS-së në Peshkopi, Rama theksoi se “për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, njerëz të veshur me pushtet që deri dje dukeshin të paarritshëm nga dora e drejtësisë, njerëz që e bënin Shqipërinë të dukej edhe në demokraci një vend ku pandëshkueshmëria kishte mitin e saj”.
“Sot janë të gjithë të prekshëm dhe mitit i pandëshkueshmërisë në Shqipëri është rrëzuar”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se në Shqipëri nuk ka individë të pandëshkueshëm.
“Këtë hap historik në gjithë rrugëtimin e këtij vendi që kur ngriti flamurin e Pavarësisë mund t’ia mundësonte Shqipërisë dhe shqiptarëve vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Rama.
Fraksion.com