NATO teston veten në Bullgari nëse mund t’i rezistojë çdo agresioni
Komanda e NATO-s në Napoli ka publikuar një video ku tregohet ushtrimi i forcave të NATO-s në Bullgari me qëllim të testimit të aftësive për t’iu përgjigjur çdo akti të agresionit në mbrojtje të Aleancës në krahun e saj juglindor.
In Bulgaria, #NATO tested its ability to respond to any aggressive act in defense of the Alliance on its Southeastern flank
В България, НАТО тества способността си да отговори на всеки агресивен акт в защита на Алианса на своя Югоизточен фланг
WATCH THE VIDEO ⬇️ ГЛЕДАЙ ВИДЕОТО pic.twitter.com/ZXl9qmrVV7
— NATO JFC Naples (@JFC_Naples) November 16, 2023
“Në Bullgari, NATO testoi aftësinë e saj për t’iu përgjigjur çdo akti agresiv në mbrojtje të Aleancës në krahun e saj juglindor”, thuhet në përshkrimin e videos.
Ky ushtrim, pamjet e të cilit janë publikuar sot në platformën “X” është mbajtur me datën 10 nëntor.
“Duke qëndruar këtu me ju sot, shoh frymën e vërtetë të aleatëve tanë, të bashkuar në vlerat tona, të pathyeshëm në vullnetin tonë të përbashkët dhe gjithmonë duke u përshtatur për një botë në ndryshim”, kishte deklaruar Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoană, i cili kishte marrë pjesë në këtë ngjarje.
Në ushtrim kanë marrë pjesë ushtarët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Express
Fraksion.com